AutoKorea Group është kompani lidere në importin e veturave nga Koreja e Jugut, duke operuar me sukses në Kosovë dhe Shqipëri. Prej më shumë se 3 vitesh, jemi pionierë dhe importuesit e parë të veturave koreane në tregun shqiptar, duke sjellë një standard të ri në industrinë automobilistike.
Ajo që na dallon është cilësia e veturave që ofrojmë dhe korrektësia ndaj klientëve tanë. Këto dy elemente kanë qenë themeli i suksesit tonë dhe arsyeja pse sot jemi zgjedhja e parë për qindra blerës të veturave në rajon.
Ne besojmë se një veturë e mirë nuk është vetëm mjet transporti, por një investim afatgjatë në siguri, komoditet dhe vlerë. Prandaj, çdo veturë kalon në një proces të rreptë inspektimi profesional përpara se t’i ofrohet klientit, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri të plotë.
Me AutoKorea Group, klientët jo vetëm që gjejnë veturën e ëndrrave të tyre, por marrin edhe garancionin e sigurisë dhe mbështetjes së një kompanie serioze që gjithmonë vë cilësinë në vend të parë.